Arbëri

Dogana zotohet se nafta që hyn në Kosovë ka kualitet të lartë

 

Dogana e Kosovës është zotuar se nafta që hyn në Kosovë ka kualitet të lartë. Megjithatë, zëdhënësi i saj, Adriatik Stavileci, ka thënë se ulja e kualitetit mund të ndodhë vetëm brenda.

Duke folur për kthimin e kompetencës së kontrollimit të karburanteve në Dogana, Stavileci në emisionin “Sot” në KTV ka thënë se dogana ka të ndërtuar laboratorin dhe stafin që punon aty, në kuadër të kontrollimeve që kryente më herët.