Arbëri

Qindra ankesa në OSHP-në jofunksionale, tenderët rrezikojnë të nënshkruhen pavarësisht shkeljeve

Ka më shumë së një muaj që Organi Shqyrtues i Prokurimit ka mbetur pa bord funksional. E ndërkohë janë pranuar afro 200 kërkesa, të cilat nuk mund të trajtohen pa zgjedhjen e bordit të ri. Sipas njohësve të prokurimit, tenderët për të cilët ka ankesa të dorëzuara, rrezikojnë të nënshkruhen pavarësisht shkeljeve të pretenduara për shkak të kalimit të afateve ligjore. Në Qeverinë Kurti, që ende nuk i ka dërguar në Kuvend emrat e kandidatëve, thonë se një gjë e tillë do të ndodhë së shpejti

 

Ka më shumë së një muaj që Organi Shqyrtues i Prokurimit ka mbetur pa bord funksional. E ndërkohë janë pranuar afro 200 kërkesa, të cilat nuk mund të trajtohen pa zgjedhjen e bordit të ri. Sipas njohësve të prokurimit, tenderët për të cilët ka ankesa të dorëzuara, rrezikojnë të nënshkruhen pavarësisht shkeljeve të pretenduara për shkak të kalimit të afateve ligjore. Në Qeverinë Kurti, që ende nuk i ka dërguar në Kuvend emrat e kandidatëve, thonë se një gjë e tillë do të ndodhë së shpejti Saranda Ramaj

Janë bërë më shumë se 40 ditë prej kur Organi Shqyrtues i Prokurimit ka mbetur pa asnjë anëtar të Bordit. Rreth 200 ankesa për tenderë gjatë kësaj kohë janë adresuar në këtë institucion, por asnjëra pre tyre nuk mund të marrë përgjigje pa u zgjedhur bordi i ri. Për pasojë, ekziston rreziku që një pjesë e këtyre ankesave të mos marrin kurrë përgjigje dhe tenderët të nënshkruhen pavarësisht shkeljeve të pretenduara.

Një gjë e tillë, sipas Agon Hysajt, hulumtues në Demokraci Plus, mund të prodhojë pasoja të tjera në të ardhmen.