Arbëri

Byroja e Sigurimeve e përkushtuar që nga 1 qershori kosovarët të mos paguajnë në kufi me Malin e Zi

Foto: EO
 

(Ekonomia Online) - Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) është duke bërë përpjekje që të hyjë në fuqi nga data 1 qershor marrëveshja me Malin e Zi, për njohjen reciproke të policave për sigurimin e automjeteve, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, drejtori i BKS-së, Sami Mazreku thotë se Qeveria duhet të nxjerrë një udhëzim të ri për regjistrimin e automjeteve, që po ashtu do të ndihmonte në procesin për ta bërë Kosovën pjesë të kartonit të Gjelbër.