Arbëri

Szunyog: Synojmë të përcjellim pro-evropianizimin e Kosovës

 

(Ekonomia Online) - Për të shënuar Ditën e Evropës, Zyra e Bashkimit Evropian dhe Shtëpia e Evropës në Kosovë kanë organizuar aktivitete të shumta kulturore, arsimore dhe argëtuese. Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha për Ekonomia Online se aktivitetet e organizuara synojnë të përcjellin pro-evropianizmin e Kosovës.

“Sot është Dita e Evropës dhe ne dëshirojmë të festojmë këtë ditë të veçantë për Bashkimin Evropian së bashku me qytetarët e Kosovës dhe jemi me fat që moti është shumë i mirë sot dhe ne do të kemi një sërë aktivitetesh duke përfshirë edhe disa aktivitete fizike po ashtu edhe virtuale, jo vetëm në Kosovën por edhe në regjion. Kështu që mendoj se është e rëndësishme të përforcojmë pozitën e Kosovës si pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe të promovojmë mesazhin e të ardhmes Evropian të Kosovës dhe gjithë regjionit”, u shpreh Szunyog për Ekonomia Online.