Arbëri

Tre të vdekur e 89 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Tre persona kanë humbur betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Ndërkaq, nga 4.516 testime janë regjistruar 89 raste të reja pozitive, teksa 873 persona janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri kanë vdekur 2.411 persona nga koronavirusi, kurse ka pasur gjithsej 131.666 raste pozitive.

Rastet aktive janë 13.129.