Arbëri

Vazhdon të bjerë numri i pacientëve me COVID që po kërkojnë trajtim mjekësor

Vazhdon trendi i rënies së numrit të pacientëve që po kërkojnë spitalizim në kuadër të klinikave COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Bazuar në raportet e datës 8 maj 2021, nga të gjitha njësitë që trajtojnë pacientë në COVID në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 414 pacientë, 297 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 28 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 307 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 175 pacientë: 13 prej tyre në gjendje të rënduar, 108 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 135 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 85 pacientë, Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 13 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 62 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID, 13 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive, Klinika e Pediatrisë, 1 pacient, Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 239 pacientë: 15 në gjendje të rënduar, 189 të konfirmuar pozitivë, 171 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 43 pacientë, Spitali i Gjakovës, 36 pacientë, Spitali i Pejës, 54 pacientë, Spitali i Gjilanit, 37 pacientë, Spitali i Ferizajt, 35 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 28 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë.