Arbëri

Specializimet lënë pa mjekë QKMF-të, kërkohet auditimi i konkursit

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

(Kosovapress) Ministria e Shëndetësisë në krye me Armend Zemaj në korrik të vitit 2020 kishte hapur konkursin për specializantë, pas katër viteve pa një të tillë, ku do të pranoheshin 1,034 specializante. Por ky konkurs pastaj u plotësua për specializantë nga Lugina e Preshevës, Malit të Zi, dhe Maqedonisë, me ç’rast numri i specializantëve të pranuar shkoi rreth 2000. Për këtë konkurs, Oda e Mjekeve po kërkon auditim nga ministri i tanishëm Arben Vitia.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurant Sejdiu ka thënë për KosovaPress se në këtë konkurs u pranuan rreth 2000 specializantë, ku për shkak të numrit të tejkaluar, tani këta specializantë vetëm po enden korridoreve të klinikave specialistike pa pasur mundësi të kyçen në punë.