Arbëri

Qeveria Kurti ka dy prioritete e plane sektoriale për 18 fusha

 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Programi i Qeverisë për periudhën 2021-2025 përmban gjithsej dy prioritete dhe përmban planet sektoriale të ndara në 18 fusha. Dokumenti, një kopje të të cilit e ka siguruar KOHA, nis me politikat për menaxhimin e pandemisë dhe përfundon me pozicionin që ekzekutivi do ta ketë në raport me Serbinë

Dy prioritete dhe plane sektoriale të ndara në 18 fusha, përmban Programi i Qeverisë i miratuar të premten. Dokumenti 58-faqesh që e ka siguruar KOHA, nis me politikat për menaxhimin e pandemisë dhe përfundon me pozicionin që ekzekutivi do ta ketë në raport me Serbinë.

Menaxhimi i pandemisë së Covid-19 është një nga dy prioritetet e vetme të deklaruara në Program. Ai do të kalojë në 11 hapa. Nis me hartimin e planit strategjik anti-Covid19, vazhdon me sigurimin e vaksinës për 60 për qind të qytetarëve në grupmoshën e atyre që duhet vaksinuar deri në fundin e vitit 2021 dhe përfundon me ndihmën direkte që parashihet për familjet të cilët i kanë humbur kryefamiljarin ose edhe burimin e financimit si pasojë e vdekjes nga Pandemia.