Arbëri

Bakoyannis takoi Kurtin, përsëriti mbështetjen e Greqisë ndaj Kosovës për liberalizimin e vizave

 

Kryetari i Athinës, Kostas Bakoyannis, përsëriti mbështetjen e Greqisë në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, në takimin me kryeministrin Albin Kurti.

“Kryetari Bakoyannis shprehu bindjen se zbatimi i reformave të nevojshme në Kosovë, në përputhje me rekomandimet e BE-së, do të fuqizojë perspektivën evropiane të Kosovës. Ai përsëriti mbështetjen e Greqisë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.