Arbëri

Ambasadori gjerman: Sulmet kundër ministres Gërvalla, të papranueshme

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i ka quajtur të papranueshme sulmet e ditëve të fundit kundër ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, për shkak të deklaratave të saj të mëhershme kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Ndërsa, të gjithë diskutimin në Kuvendin e Kosovës të enjten ku pati kritika për Gërvallën, e përcolli edhe tensioni që gati sa çoi në përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së e të VV-së. Rohde i ka quajtur këto sjellje, të papërshtatshme përnjë parlament.

“Skenat e sotme në Kuvend ishin të papërshtatshme për një parlament. Gjithashtu, unë i konsideroj të papranueshme sulmet personale kundër Ministres së Jashtme”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Në një tjetër postim, ambasadori ka ritheksuar se Gjermania e mbështet plotësisht vendimin e Kuvendit të Kosovës për krijimin e Dhomave të Specializuara.