Arbëri

Vazhdon të bjerë numri i pacientëve me COVID-19 në spitalet e Kosovës

Në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, është ulur numri i pacientëve që po trajtohen për COVID-19.

Bazuar në raportin e sotëm, në QKUK e spitalet e përgjithshme po trajtohen 498 pacientë, prej tyre 376 të konfirmuar pozitivë me Sars-CoV-2, ndërsa 28 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore e 361 janë me oksigjenoterapi.

Në QKUK po trajtohen 215 pacientë, ndërsa në spitalet e përgjithshme 283.