Arbëri

Kosova dhe Emiratet pajtohen për organizimin e një konference të përbashkët për tërheqje të Investimeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, Nabila Alshamsi.

Ambasadorja ka shprehur vullnetin e Emirateve për të qenë pionere për investime në Kosovë, me përqëndrim në industrinë ushqimore dhe turizëm malor.

Në takim u pajtuan për organizimin e një konferencë të përbashkët për tërheqje të investimeve.

“Kryeministri Kurti vlerësoi përkrahjen e Emirateve të Bashkuara Arabe për Kosovën, si një ndër vendet e para arabe që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ai e falënderoi ambasadoren për ndihmën e vazhdueshme që i kanë dhënë Republikës së Kosovës, veçanërisht për investimet e kaluara dhe ato të ardhshme për spitalet. Kryeministri theksoi nevojën për investime të cilat krijojnë vende të reja pune. Në takim u vlerësuan raportet e mira mes dy vendeve dhe u theksua nevoja për thellimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë, në veçanti promovimin e investimeve të reja nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Republikën e Kosovës. Kryeministri dhe ambasadorja u pajtuan për organizimin e një konference të përbashkët për tërheqje të investimeve”, thuhet nga Kryeministria.


Abdixhiku bën homazhe te varri i Aganit: Emri i tij është skalitur në gurthemelin e shtetit të Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe te varri i akademikut Fehmi Agani, në 22 vjetorin e vrasjes së tij.

“Veprimtaria e Profesor Aganit për kombin ka spikatur si në fushën e shkencës, edukimit si dhe në jetën atdhetare e politike. Prof. Fehmi Agani ishte intelektual i rrallë, politolog dhe sociolog, profesor në Universitetin e Prishtinës, si dhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Jo rastësisht e quanin “truri i lëvizjes paqësore”. Puna dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Prof. Aganit për lirinë dhe pavarësinë e vendit nuk mund të ndalej nga armiku serb, pos me eliminimin e tij fizik, ashtu edhe siç ndodhi fatkeqësisht, kur u vra më 6 maj 1999 afër Lipjanit. Jeta dhe vepra e tij janë testament për kohën dhe shumë breza që vijnë, ndërsa emri i tij është skalitur në gurthemelin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.

Image