Arbëri

Një i vdekur e 92 raste të reja me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit

Në Shqipëri në 24 orët e fundit ka vdekur një person si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 92 raste të reja pozitive me koronavirus.

Rastet pozitive janë nga testimi i 2851 mostrave.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 131.419 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 2.403 kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 842 pacientë, ndërsa shifra totale e të shëruarve ka arritur në 113.468. Janë 15.548 raste aktive.