1 perditesime
Arbëri

Interesim i madh i punëtorëve shëndetësorë për vaksinën Pfizer

Interesim i madh i punëtorëve shëndetësorë për vaksinën Pfizer
Foto: Driton Paqarada / KOHA
11:00

Interesim i madh i punëtorëve shëndetësorë për vaksinën Pfizer

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë ka rinisur vaksinimi për COVID-19 dhe interesimi i punëtorëve shëndetësorë është i madh.

Vaksinimi rinisi pas mbërritjes në Kosovë të martën, të mbi 4.600 dozave të vaksinës Pfizer. Ky kontingjent, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, është i destinuar vetëm për punëtorët shëndetësorë, të cilët nuk janë vaksinuar në fazën e parë.

Shumë prej punëtorëve shëndetësorë, kishin refuzuar vaksinën Astra Zeneca, pas raportimeve se shkakton komplikime.

Përmes programit COVAX, gjatë marsit në Kosovë mbërritën 24 mijë doza të kësaj vaksine.

Vaksinat e fundit janë ndihmë e BE-së dhe Kosova do të përfitojë gjithsej 95 mijë doza në javët dhe muajt në vazhdim.

Image
08:06

Sot rinis vaksinimi në Kosovë

Pas arritjes së 4 mijë e 680 dozave të vaksinës Pfizer/Biontech kundërCOVID-19, sot do të vazhdojë vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë nga e tërë Kosova.

Vaksinimi do të bëhet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.

Ministria e Shëndetësisë dje pranoi pjesën e parë nga gjithsej 95.000 doza të vaksinave, të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor për vaksinimin kundër COVID-19.

Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër COVID-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit, siç është thënë, për arsye shëndetësore.

Në fakt, një pjesë e madhe e punëtorëve shëndetësorë kishin refuzuar të vaksinohen me vaksinën Astra Zeneca, që më herët erdhi në Kosovë fal programit COVAX.