Arbëri

Spanja mbetet me qëndrim të njëjtë: Nuk e njeh Kosovën

Spanja mbetet me qëndrim të njëjtë: Nuk e njeh Kosovën
 

Ministrja e Jashtme e Spanjës, Arancha Gonzalez Laya, ka thënë se Spanja nuk ka ndryshuar për qëndrim sa i përket Kosovës. Ajo ka thënë se Spanja nuk e njeh Kosovën.

“Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e plotë të Spanjës në respektim të integritetit territorial të shteteve”, ka thënë Gonzalez, duke shtuar se Qeveria e Spanjës mbetet prapa qëndrimit “të mosnjohjes së Kosovës”, raportojnë mediumet spanjolle.