Arbëri

Mbi gjysmë miliardi planifikon të hyjë në borxh Qeveria Kurti gjatë këtij viti

Mbi gjysmë miliardi planifikon të hyjë në borxh Qeveria Kurti gjatë këtij viti
Foto: Ilustrim
 

Mbi gjysmë miliardi po planifikon të hyjë në borxh Qeveria Kurti deri në fund të këtij viti. Kjo do ta rrisë borxhin publik për 109 milionë euro më shumë sesa që kishte planifikuar Qeveria e kaluar, duke e rritur atë në mbi 1 miliard e 992 milionë.

Programi për borxhin publik 2022-2024, që ka siguruar KOHA, është miratuar javën e kaluar në Qeveri, me ç’rast ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se objektivi i Qeverisë është financimi i deficitit buxhetor me kosto sa më të ulët të mundshme.