Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gërvalla: Sot po dëgjoj si po bërtasin pikërisht ata që e sollën Kosovën në këtë gjendje

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se ajo kurrë nuk do të pushojë së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pavarësisht përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të krimit.

Gërvalla-Schwarz ka thënë se ata që sot po bërtasin fort me heshtjen e tyre dhe veprat e kanë sjellë Kosovë në këtë gjendje të turpshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Asnjëherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të krimit. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë jo vetëm për viktimat, por edhe për gjeneratat që vijnë. Heshtja qyqare nuk e nderon asnjërin prej nesh. Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka thënë qartë fjalën e tij. Si ministre e qeverisë së zgjedhur me votën më të fuqishme qytetare i përulem çdo vendimi të Kuvendit. Sot po dëgjoj si po bërtasin fort pikërisht ata që me heshtjen dhe me veprat e tyre e sollën Kosovën në këtë gjendje të turpshme. Vetëm me guxim dhe shumë punë do të mund t‘ia kthejmë Kosovës faqen e bardhë, jo me heshtje dhe mashtrim. Shumë punë na presin, vërtet”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.