Arbëri

Katër të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Katër të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
Foto: KOHA
 

Në Kosovë në 24 orët e fundit katër persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 101 raste të reja pozitive me koronavirus.

Nga një i vdekur është regjistruar në Gjilan (82 vjeç), Prizren (63 vjeç), Suharekë (59 vjeç) dhe Vushtrri (78 vjeç).

101 rastet të reja pozitive janë nga testimi i 2052 mostrave.