Arbëri

“PRONTO”: 10 vjet prej përgjimeve, 3 vjet nga aktakuza, 6 muaj larg parashkrimit

Në dhjetorin e këtij viti mbushen saktësisht 10 vjet prej kur pretendohet së janë kryer telefonata inkriminiuese të Grabovcit me të akuzuarit e tjerë, të cilat, sipas Prokurorisë Speciale, dëshmonin për punësime të jashtëligjshme

Pas kthimit në rigjykim, pak ka gjasa që gjykata brenda afatit ligjor të mund të përfundojë me vendim final për rastin “Pronto”. Edhe nëse Gjykata e Apelit vendos sërish për dënimin e protagonistëve të aferës “Pronto”, lënda mund të ankimohet sërish në Gjykatën Supreme. E nëse këto dy shkallë nuk dalin me vendime për 6 muaj, atëherë rasti parashkruhet dhe nuk mund të gjykohet kurrë më

E njohur si afera më e madhe ku janë të përfshirë politikanë të partisë që ka qenë pjesë e qeverisë më shumë se një dekadë, afera “Pronto” është para vdekjes juridike si lëndë.

Koha brenda së cilës duhet të vendosë gjyqësori për këtë rast është e kufizuar vetëm në 6 muaj.