Arbëri

Përfundon numërimi për kandidatët në Kuvendin e Shqipërisë – Majko mbetet jashtë

Ish-kryeministri Pandeli Majko mbetet jashtë Kuvendit, paralajmëron se do të tërhiqet nga politika
 

Ka përfunduar zyrtarisht numërimi i kutive për kandidatët preferencialë, një risi kjo në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri. Partia Socialiste në këto zgjedhje ka arritur t’i sigurojë 74 mandate, po aq sa në zgjedhjet e vitit 2017. Partia Demokratike ka siguruar 59 mandate në të gjithë vendin, Lëvizja Socialiste për Integrim 4 mandate dhe Partia Social Demokrate 3 mandate.

Gjashtë ditë nga zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilrijan Celibashi, zhvilloi një konferencë për media, ku prezantoi emrat e rinj të kandidatëve pas zgjedhjeve të 25 prillit.