Arbëri

Një “non-paper” serb i vitit 2002, që thotë: Kërko shumë për të marrë diçka në Kosovë

 

Në kohën kur dokumentet jozyrtare, të njohura si “non-paper” po dalin, sa në Slloveni e sa në Kosovë, e që për qëllim kanë ndryshimin e kufijve apo marrëveshjet e mëdha historike, një i tillë është hartuar më 2002, në Serbi.

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka nxjerr në Twitter një “non-paper”, që sipas saj e futi në telashe atëkohë kryeministrin Zoran Gjingjiq.