Arbëri

Hasani: Shqetësuese, 1/3 e të punësuarve po largohen nga Kosova

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Pandemia COVID-19 dhe skadimi i Rregullores për Ballkanin Perëndimor fillestar në vitin 2020 kanë krijuar ndryshime të konsiderueshme si në tregun e punës, ashtu edhe në politikën e migracionit, gjë që pritet të ketë ndikim të madh në fluksin e emigracionit të qytetarëve të Kosovës në Gjermani.

Kështu u tha në tryezën "Ikja e fuqisë punëtore nga Kosova: Sa do të ndikojë pandemia dhe rregullat e reja të migrimit të Gjermanisë në këtë fenomen?”, ku u theksua edhe nevoja për rritjen e kapaciteteve të Ambasadën Gjermane në Kosovë për vizat.