Arbëri

Vuçiq me Von der Leyenin bisedojnë edhe për dialogun Kosovë – Serbi

Foto: Twitter
 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Von der Leyen ka treguar se në takimin në Bruksel ndër të tjera është biseduar edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

Vuçiq dje u takua me emisarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçakun., ndërsa ai është akuar sot edhe me komisionerin për zgjerim në BE, Oliver Varhelyi. Po ashtu edhe me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell.