Arbëri

Partitë në Shqipëri s’i ndalin kundërakuzat as në heshtje, diplomatët kërkojnë përmbajtje

 

Qytetarët e Shqipërisë të dielën do t’u drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet për të ardhmen e Shqipërisë. Atyre u ka paraprirë një fushatë agresive mes partisë në pushtet dhe koalicionit të bashkuar rreth së djathtës, të cilat kulmuan edhe me vrasje në Elbasan.

Megjithëkëtë, analistët nuk parashohin ndonjë incident të madh i cili do t’i cenonte zgjedhjet, përkundër retorikës së ashpër.