Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Iniciohet shkarkimi i drejtorit të SHKK-së, Nehat Thaçit

Ministria e Drejtësisë ka bërë kërkesë tek Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë që të shqyrtojë veprimet e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçit dhe të vendos për shkarkimin e tij, ndërsa ministrja Albulena Haxhiu ka paraqitur disa shkelje ligjore që ai i ka bërë.

Në një konferencë para mediave Haxhiu ka deklaruar se Raporti i Auditorit ka gjetur disa keqpërdorime të kryera nga Thaçi, në lidhje me një pronë të MD-së në Vushtrri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Para disa ditëve kemi pranuar në kabinet një njoftim për shkelje brenda Shërbimit Korrektues për dhënie në shfrytëzim të pronës, për një kompani që nuk i plotësonte kushtet. Bëhet fjalë për 2 ha tokë, dje kemi pranuar raportin e brendshëm të auditorit”, ka thënë Haxhiu.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka deklaruar se janë ndërmarrë procedurat disiplinore për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Sallahu ka deklaruar që nënshkrues të kontratës për qiradhënie ka qenë ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe drejtori i SHKK-së, Nehat Thaçi.


Selimi i kërkon Haxhiut që ta publikojë dosjen e plotë të pronës së SHKK-së

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka reaguar pas konferencës së ministres Albulena Haxhiut e cila ka thënë se janë gjetur disa keqpërdorime të kryera nga drejtori i SHKK-së, Nehat Thaçi, lidhur me një pronë të SHKK-së në Vushtrri.

Gjersa i ka quajtur këto akuza me motive “krejtësisht politike” Selimi ka thënë se rasti i tokës së SHKK-së ka filluar para mandatit të tij.

“Dhënia me qira e tokës ka ndodhur me ankand publik. Paratë shkojnë direkt në Shërbimin Korrektues. Tokën e kemi ruajtur, kemi mbrojtur shërbimin”.

Ai ka thirrur Haxhiun që ta publikojë të gjithë dosjen lidhur me atë pronë. Nëse nuk e bën këtë, Selimi ka thënë se, “do ta kërkoj zyrtarisht dosjen dhe do ta publikoj”.

“Njëkohësisht një kopje do ta dorëzoj personalisht në Prokurori. Dosja e ankandit shumë vjeçar e konfirmon këtë gjë”, tha ai.

Selimi ka shkruar në Facebook se vendimi për deklasifikimin e pagesave për të akuzuarit në Gjykatën Speciale e rrezikon mbrojtjen e tyre.

“Gjithashtu me vendimin për deklasifikimin e pagesave për të akuzuarit në Gjykatën Speciale, sot Ministrja ka vendosur që të rrezikojë mbrojtjen e të akuzuarve dhe ta prishë barazinë e armëve, rrjedhimisht duke ndikuar në dobësimin e pozicionit të mbrojtësve të Kosovës”.