Arbëri

COVID-19 në Shqipëri: 6 të vdekur e 134 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë vdekur 6 persona ndërkaq janë shënuar 134 raste të reja me COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2517 testime ndërkohë që 465 janë të shëruar.

Në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.