Arbëri

Pjetër Shala nesër paraqitet në seancë paragjyqësore në Speciale

Seanca e radhës paragjyqësore ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Pjetër Shala, do të mbahet nesër.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se seanca do të fillojë nga ora 11:00.

Shala, i njohur në luftë si “Komandant Ujku”, është paraqitur për herë të parë para Gjykatës Speciale të hënën.

Ish-eprori i UÇK-së, akuzat ndaj tij i ka cilësuar qesharake, ndërsa është deklaruar i pafajshëm për veprat me të cilat ngarkohet.

Ai akuzohet për krime lufte, ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë e vrasje të paligjshme, të kryera gjatë luftës.