Arbëri

Vdes drejtori i Spitalit të Vushtrrisë, Hajrullah Saraçi

Ka vdekur drejtori i Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri, Hajrullah Saraçi. Lajmin për vdekjen e Saraqit e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

“I rëndë lajmi për vdekjen e hershme të Dr. Hajrullah Saraçi, drejtor i Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri. Vdekja e dokut është humbje e madhe për shëndetësinë e Vushtrrisë, Spitalin dhe gjithë Kosovën. Në këtë kohë të rëndë të pandemisë, Dr. Hajra ishte në vijën e parë të përballjes me pandeminë e shekullit, i palodhshëm në ndihmë të infektuarve me Covid-19 por edhe të gjithë pacientëve tjerë. Ishte krah i fuqishëm i Shtabit Emergjent Komunal dhe i imi. Do të na mungosh shumë dok. U takofshim në një vend më të mirë. Në emrin tim, të familjes time dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Saraqi dhe gjithë komunitetit shëndetësor të Spitalit Sheikh Zayed dhe qytetit të Vushtrrisë”, ka shkruar Tahiri.