Arbëri

Muja i kërkon falje publike punëtores së Kuvendit për sjelljen e pahijshme ndaj saj

Muja i kërkon falje publike punëtores së Kuvendit për sjelljen e pahijshme ndaj saj
 

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, i ka kërkuar falje publike punëtores së Kuvendit të Kosovës dhe ka shprehur keqardhje për sjelljen joadekuate ndaj saj, sot gjatë mbledhjes së këtij Komisionit ku po diskutohej për RTK-në.

“Unë shpreh keqardhjen time për këtë ngjarje, i kërkoj ndjesë publike punëtores së administratës së Kuvendit dhe e mirëpres bashkëpunimin tonë të radhës. Në poziten e Kryetarit të Komisionit do të jem bashkëpunues dhe i hapur për të gjithë, deputetët, punëtorët e Kuvendit, mediat, shoqërinë civile dhe gjithë qytetarët e Republikës. Puna që kemi para vetit është me përgjegjësi të madhe, andaj edhe kujdesi ndaj tjerëve duhet të jetë i madh”, ka thënë Muja përmes një statusi në Facebook.