Arbëri

Ndahen mbi 5 milionë euro shtesa për pagat e punonjësve shëndetësorë dhe zyrtarëve policorë

Foto: Driton Paqarada / KOHA
 

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë mbi 5 milionë euro për shtesë në paga për punëtorët shëndetësorë dhe zyrtarët policorë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se sipas këtij vendimi, mjekët dhe infermierët do të paguhen me nga 150 euro bruto shtesë për muajt prill dhe maj, stafi mbështetës teknik në institucione shëndetësore publike do të paguhen nga 100 euro bruto, ndërkaq edhe zyrtarëve policore do t'u ndahen nga 100 euro për muajt prill dhe maj.