Arbëri

Nënshkruhet marrëveshja për aeroportin e Vlorës

Qeveria e Shqipërisë ka bërë hapin e radhës drejt aeroportit të tretë në Shqipëri, atë të Vlorës. Të martën ajo ka nënshkruar kontratën me konsorciumin fitues që do të ndërtojë aeroportin përmes një investimi rreth 100 milionë eurosh.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se me këtë aeroport i jepet hov turizmit. Ai ka premtuar nisjen e Aeroportit të Sarandës, zgjerimin e atij të Rinasit dhe më pas edhe aeroporte sportive në Korçë e Gjirokastër.

Sipas tij, investimet do të gjenerojnë shumë vende pune.

Konsorciumi fitues është “Mabetex Group” dhe “Yda Group”. Bashkimi i dy kompanive të regjistruara në Zvicër u shpall fitues më 5 mars.