Arbëri

Sot paraqitja e parë e Pjetër Shalës në Speciale

Sot do të jetë paraqitja e parë në Speciale e ish-ushtarit të UÇK-së, Pjetër Shala. Paraqitja e parë e tij në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet nga ora 15:00.

Shala është arrestuar më 16 mars nga autoritetet belge dhe është transferuar në Hagë më 15 prill.

Në aktakuzën e konfirmuar Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt. Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Versioni i redaktuar publik i aktakuzës së konfirmuar mund të lexohet këtu.