Arbëri

Haxhiu kërkon nga punëdhënësit të respektohet vendimi që gratë shtatzëna të lirohen nga puna

Haxhiu kërkon nga punëdhënësit të respektohet vendimi që gratë shtatzëna të lirohen nga puna
 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në kuadër të masave të reja anti-COVID, me qëllim të mbrojtjes së jetës së grave dhe fëmijëve, sot është marrë vendim edhe për lirimin nga puna të grave shtatzëna.

Ajo në Facebook ka shkruar se aty ku është e mundur gratë shtatzëna do të punojnë nga shtëpia ndërsa ka edhe rrethana të tjera kur kjo mund të mos jetë e mundur prandaj ato nuk mund të hiqen nga lista e pagave.