Arbëri

Vitia: Negociatat për sigurimin e vaksinave po vazhdojnë dhe janë në rrugën e duhur

Vitia: Negociatat për sigurimin e vaksinave po vazhdojnë dhe janë në rrugën e duhur
 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se duke u bazuar në situatën epidemiologjike para disa ditëve janë marrë masa për disa sektorë. Ai ka thënë se ky ka qenë veprim i duhur dhe i nevojshëm për ta vënë në kontroll situatën.

“Qasja duhet të jetë në dinamikë të vazhdueshme. Në Ministrinë e Shëndetësisë është krijuar ekipi i cili do të bëjë rishikimin e udhërrëfyesit për OVID-19 dhe nxjerrjen e protokolleve klinike në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor. Nga trupa profesionale, IKSHPK, është kërkuar që të përgatitet plani i ri për testime”, ka thënë ai.