Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur për hartën me ndryshime kufijsh në Ballkan, që po raportohet se i është dërguar presidentit të Këshillit Evropian nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, si propozim për të ardhmen e rajonit.
Vuçiq ka thënë se pajtohet me kufijtë ekzistues, duke thënë se kufijtë e Serbisë janë me Kosovën brenda tyre.
“Pajtohem me kufijtë ekzistues, që janë Serbia me Kosovën dhe Metohinë, Bosnjë-Hercegovina si e tërë por duke respektuar integritetin e Republika Sërpskas në kuadër të saj”, ka deklaruar Vuçiq.
Ai ka thënë se “krijimi i Shqipërisë së Madhe” po flitet hapur dhe madje po intensifikohet kjo, dhe askush nuk po reagon ndaj saj.
Në lidhje me deklarimet e ish-diplomatit Timothy Les se Ballkani ka nevojë për shtete të kombit, duke folur për letrën e Janshas, Vuçiq thotë se nuk mund të pajtohet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por shton se lind një pyetje tjetër.
“A e dini kush reagoi më shumë? Nuk janë nacionalistët, por nga shoqëria civile, por jo për shkak të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, por ata u lënduan kur u përmend Republika Srpska. Kur shkëputni Serbinë nga Perëndimi atëherë është në rregull, atëherë nuk janë “kufij të pandryshueshëm”, e kur dikush përmend diçka tjetër atëherë reagoni ndaj Serbisë. Mendoni se jemi kretenë të cilët mund t’i godisni në kokë me një shkop”, ka thënë Vuçiq për TV B92.
Vuçiq ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi. Ai ka thënë se po punon në afrimin e qëndrimeve Beograd – Prishtinë, por duke reaguar ndaj deklarimeve të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se dialogu nuk është prioritet, Vuçiq ka thënë se edhe Serbia nuk ka pse nxiton.
Vuçiq ka thënë se së shpejti do të udhëtojë dy herë në Bruksel.
“Brukseli nuk mund të ndihmojë këtu, por është detyrim i yni të punojmë për afrimin”, ka thënë Vuçiq.
-
18 prill 2021 13:10
-
Shpërndaje në: