Arbëri

​Ish-gjyqtari i EULEX-it sërish kërkon të raportojë para deputetëve

​Ish-gjyqtari i EULEX-it sërish kërkon të raportojë para deputetëve
 

(Kosovapress) Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons edhe njëherë i është drejtuar me shkresë Kuvendit të Kosovës, me kërkesën që Komisioni Parlamentar për Legjislacion të dëgjojë deklarimet e tij lidhur me pretendimet për parregullsitë në funksionimin e Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur përfaqësuesi i tij në Kosovë, avokati Artan Qerkini i cili thotë se janë në pritje të një përgjigje nga komisioni.