Arbëri

Me kërkesë të Selimit, Gogaj nuk qëndroi në Burgun e Sigurisë së Lartë

 Me kërkesë të Selimit, Gogaj nuk qëndroi në Burgun e Sigurisë së Lartë

I akuzuari për vrasjen e Agonis Tetajt, Shaban Gogaj, dhjetorin e vitit të kaluar ishte transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë. Kjo pasi që ishte gjetur një telefon mobil në qelinë ku po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Megjithatë, ai prapë ishte kthyer në Prizren, dhe kjo me kërkesë të ish-ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi.

 

I akuzuari për vrasjen e Agonis Tetajt, Shaban Gogaj, dhjetorin e vitit të kaluar ishte transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë. Kjo pasi që ishte gjetur një telefon mobil në qelinë ku po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Megjithatë, ai prapë ishte kthyer në Prizren, dhe kjo me kërkesë të ish-ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi

Një telefon mobil ishte gjetur në qelinë ku mes të paraburgosurve ishte edhe Shaban Gogaj, i akuzuari për vrasjen e Agonis Tetajt.

Për këtë shkelje, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ishin shqiptuar masa ndaj tyre, meqë asnjëri nuk kishte treguar se i kujt është telefoni, dhe Gogaj ishte transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë.