Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka 12 vjet që është themeluar dhe jorrallë është gjetur në thumb të kritikave si institucion, por edhe udhëheqësit e saj.
Petrit Ajeti, i emëruar të enjten, është drejtori i gjashtë i AKI-së.
Vetëm një deri më tash, i pari, ka arritur të çojë deri në fund mandatin e parë.
Bashkim Smaka ishte drejtori i parë i AKI-së. Ai pasi përfundoi mandatin e parë, iu vazhdua një tjetër, por më pas ofroi vetë dorëheqjen.
Më pas drejtorët tjerë qëndruan shumë më pak, disa u shkarkuan e disa dhanë vetë dorëheqjen.
Pasues i Smakës ishte Agron Selimaj. Pas më pak se dy vite shërbim, Selimaj dha dorëheqjen.
Më pas u emërua drejtor Driton Gashi. As ai nuk e çoi deri në fund mandatin 5-vjeçar. Për shkak të një skandali me depërtimin e 6 shtetasve turq, të akuzuar nga Turqia si gylenistë dhe kritikave nga opinioni në Kosovë, ai u shkarkua.
Në pozitën e tij, më pas u vendos Shpend Maxhuni, që më herët ishte drejtor i Policisë së Kosovës. Edhe ai ofroi dorëheqjen për t’u zëvendësuar me Kreshnik Gashin.
Ai qëndroi drejtor për pak më shumë se një vit dhe u shkarkua nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, që në dhjetorin e vitit 2020 pati edhe përkrahjen e atëkohë u.d. presidentes, Vjosa Osmani.
Por Hoti e Osmani nuk arritën të dakordohen për emrin e ri në krye të AKI-së, derisa ndërroi Qeqveria.
Tash, Kurti kryeministër e Osmani presidente janë pajtuar që “kryespiuni” i Kosovës të jetë Petrit Ajeti.