Arbëri

Iniciohet procedura për auditimin e raporteve financiare të fushatës së subjekte politike

Iniciohet procedura për auditimin e raporteve financiare të fushatës së subjekte politike
Foto: Alban Bujari / KOHA
 

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka iniciuar procedurat lidhur me Auditimin e Raporteve Vjetore Financiare dhe Raportet e Deklarimit Financiar të Fushatës së subjekteve politike për vitet 2018, 2019 dhe 2020.

Sipas kryetares së Komisionit Hykmete Bajrami me inicimin e tyre parashihet hapja e tenderit për kontraktimin e 10 auditorëve që do merren me auditimin e këtyre raporteve.