Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë gati të mbërrijë në 100 mijë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në Kosovë, numri i rasteve aktive me COVID-19 ka arritur në 13.930.

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 9 raste të vdekjes e 571 raste pozitive si pasojë e koronavirusit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Numri i të testuarve gjatë 24 orëve të fundit në tërë Kosovën ka qenë 4.351.

Numri total i rasteve pozitive është 97.467 raste nga 471.004 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.976 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 81.561 raste.