Arbëri

Hoxhaj kërkon strategji nga Qeveria për t’iu përgjigjur fushatës serbe

Hoxhaj kërkon strategji nga Qeveria për t’iu përgjigjur fushatës serbe
 

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar strategji nga Qeveria e Kosovës për t’iu përgjigjur fushatave diplomatike dhe propagandistike të Serbisë kundër Kosovës.

Pasi organizata e njohur “Europa Nostra” shpalli Manastirin e Deçanit ndër 7 monumentet e rrezikuara në Evropë, Hoxhaj ka thënë e kjo ka ardhur për shkak se dy Qeveritë e fundit të Kosovës nuk kanë ditur të parandalojnë përpjekjet e Serbisë.