Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Peter Stano, ka thënë se pas konstituimit të institucioneve, Kosova tani mund të fokusohet qartë në procesin e reformave dhe dialogut me Serbinë.
Stano në një përgjigje për KOHËN ka thënë se shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell, po pret që të takojë presidenten Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti së shpejti, pa dhënë detaje të tjera.
“Shefi i politikës së jashtme të BE-së u ka dërguar urimet e tij liderëve të sapo zgjedhur, presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, dhe po pret që t’i takojë së shpejti. Kosova tani vendosmërisht mund të përqendrohet përpara në çështjet e rëndësishme, përfshirë çuarjen përpara të reformave të ndërlidhura me BE-në dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha ai.
Stano nuk ka dhënë datë të caktuar për një takim të radhës të nivelit të lartë për dialogun me Serbinë.
“Do të njoftojmë për takimin e radhës kur të jetë e përshtatshme”, ka thënë ai.
-
Stano: Serbia të bashkëpunojë pa kushte për hetimin e sulmit në Banjskë
-
BE-ja s’përjashton mundësinë për masa shtesë ndaj Kosovës
-
Stano: Ndaj Qeverisë së Kosovës u morën masa pasi nuk u soll në mënyrë evropiane
-
BE: S'kemi konfirmim për takimin Kurti-Vuçiq, presim përgjigje pozitive
-
BE-ja pret që Kurti dhe Vuçiqi të shkojnë në Bruksel pa kushte