Mot i vranët e me diell do të mbajë në Kosovë në dy ditët e ardhshme, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Sipas parashikimit, në orët e para të ditës dhe gjatë natës parashihet të ketë ngrica, që sipas IHMK-së, do t’i rrezikojnë pjesëmarrësit në komunikacion.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-15 gradë celsius.