Arbëri

Vitia: Nuk ka pasur asnjë efekt anësor deri tani në Kosovë nga vaksina AstraZeneca

Vitia: Nuk ka pasur asnjë efekt anësor deri tani në Kosovë nga vaksina AstraZeneca
Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se asnjë rast i efektit anësor nuk është paraqitur tek asnjë i vaksinuar deri tani në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Vitia këtë deklaratë e bëri gjatë vizitës që i bëri sot kësaj qendre me rastin e fillimit të vaksinimit të personave mbi moshën 85-vjeçare.