Arbëri

12 të vdekur dhe 871 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

12 persona kanë vdekur dhe 871 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së shifrat e të infektuarve kanë dalë nga 5.502 mostra të marra.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (83, 79, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (65, 64 vjeç), Podujevë 2 raste (76, 65 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Skenderaj 1 rast (88 vjeç), Suharekë 1 rast (63 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 96.212 raste nga 462.166 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.960 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 642 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 80.132 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.120