Arbëri

Publikohet ndihma e Qeverisë për bizneset e prekura nga masat e reja

Publikohet ndihma e Qeverisë për bizneset e prekura nga masat e reja
 

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka njoftuar se pas një takimi me ministrin e Financave Hekuran Murati janë pajtuar që të subvencionohen 50 për qind e pagave të punëtorëve dhe 50 për qind e shpenzimeve të qirasë për sektorët të cilët janë ndikuar drejtpërdrejtë nga masat e fundit.

Rukiqi ka thënë se mjetet do të ndahen, në fund të muajit prill, ose më së largu në fillim të muajit maj.