1 perditesime
13:38

Rinisin fluturimet në Rinas

Janë zhbllokuar fluturimet nga aeroporti i Rinasit në Tiranë.

Siç ka bërë me dije ministrja Belinda Balluku situata e fluturimeve tashmë është e zhbllokuar.

Ajo ka thënë se nga sot zhbllokohen fluturimet esenciale, ndërsa nga nesër edhe ato komerciale, tha ministrja.

“Nisin fluturimet esenciale: shëndetësore, diplomatike, ushtarake, qeveritare, humanitare. Në orën 3 pasdite vijnë vaksinat e vonuara, me një përpjekje të madhe. E pamundur tani që të kemi fluturime komerciale, po punojmë për të zgjidhur këtë problem të madh. Nga nesër vijon udhëtimi normal. Kjo situatë e rëndë dhe e jashtëzakonshme na ka bërë të kuptojmë se ka qenë një palë e organizuar për të pasur një bllokim deri në zgjedhje, por janë marrë të dhënat për të bërë një verifikim edhe me të thellë të situatës. Rëndësi ka që trafiku ka filluar punën dhe po zgjidhim hap pas hapi për të vënë në funksion njësitë e të kthehet çdo gjë në vijë. Nga ky moment do ulen ato avionë që janë esenciale, humanitare, shtetërore, ushtarake, shëndetësore, por ato komerciale, do të fillojnë nga nesër në mëngjes”, ka thënë ajo.

08:29

Policia shoqëron 35 kontrollorët e trafikut ajror në Aeroportin e Tiranës

Kontrollorët e trafikut ajror në Aeroportin e Tiranës po vazhdojnë të qëndrojnë në ambientet e Drejtorisë së Policisë, ku u shoqëruan nga policia në mesnatë.

Grupi prej 35 kontrollorësh ishte vendosur në një hotel pranë aeroportit dhe pas largimit të mediave, të gjithë janë shoqëruar nga efektivët e policisë.

A2neës raporton se nuk ka ende një urdhër-arresti për ta deri tash, por janë marrë në pyetje për informacion. Nuk është lejuar as prania e avokatit me pretendimin se kontrollorët nuk janë marrë në cilësinë e të pandehurve.

Ndërkohë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor në Tiranë ka filluar hetimet për situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit. Vepra penale për të cilën po hetohet lidhet me shpërdorimin e detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Kontrollorët e Trafikut Ajror ndërprenë një ditë më parë punën, pasi kërkojnë rikthimin e pagës në nivelet që e kanë pasur, kushte më të mira pune dhe rikthimin në detyrë të disa kolegëve për të cilët ka nisur procedura e shkarkimit. Si pasojë e kësaj, gjatë ditës së mërkurë aeroporti i Rinasit u bllokua për qytetarët. \ a2neës