Nis vaksinimi i personave mbi moshën 85 vjeç

Nis vaksinimi i personave mbi moshën 85 vjeç
Edhe zyrtarisht ka nisur vaksinimi i personave të moshës mbi 85-vjeçar.
Vaksinimi, ashtu siç është planifikuar, do të bëhet në të gjitha komunat ku është shpërndarë vaksina, ndërkaq në Prishtinë ky proces po bëhet në sallën “1 Tetori”.
Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi, ka thënë se vaksinimi ka filluar ashtu siç ishte planifikuar.
Ai ka thënë se që nga orët e para të mëngjesit janë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vaksinimit.
“Nga ora 8 kemi filluar vaksinimin, mbi 10 persona janë vaksinuar deri tash. Nuk kemi ndonjë problem lidhur me vaksinimin. Prioritet kanë të gjithë ata persona që janë regjistruar në linkun E-Kosova. Ardhja e tyre është e koordinuar sepse po e respektojnë edhe kohën. Listë të numrit total për regjionin e Prishtinës nuk kemi, por ne mund t’i realizojmë 700 deri në 1000 vaksinime brenda orarit”, ka thënë ai.
Sot nis vaksinimi i qytetarëve mbi 85 vjeç
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot nis vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85 vjeç.
Vaksinimi do të bëhet në të gjitha komunat ku deri më tash është shpërndarë vaksina dhe kryhet në qendrat kryesore të mjekësisë familjare me përjashtim të Prishtinës, ku ky proces po bëhet në sallën “1 Tetori”.
Sipas MSH-së, për grup-moshën 80-84 vjeç, vaksinimi nis më 11 prill 2021.
Personat e këtyre grup-moshave, do të kontaktohen për vaksinim përmes telefonit, bazuar në të dhënat e plotësuara përmes aplikimit në adresën ekosova.rks-gov.net, ku mundësia e aplikimit është ende e hapur.
Kosova deri më tash ka siguruar 24 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 përmes programit COVAX. \ Ksp
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Hetime e akuza për vaksinat kur Kosovës po i harxhohen dozat

Humbja e gjysmë milioni euro: Rreth 70 mijë vaksinave sezonale u skadoi afati

Shqipëria furnizohet me mbi 40 mijë doza të AstraZenecas

Mot me shi të dielën

Tre të vdekur dhe 149 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

BE-ja s’pajtohej që të themelohet një agjenci për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme

Ekspertët e shohin proces të vështirë paditjen e Serbisë për gjenocid

Rama pranon ta ketë parë hartën me kufijtë e ndryshuar, nuk e komenton

Një qytetar në Ferizaj dorëzon në Polici një kuletë të humbur, identifikohet pronari

Tahiri: Kurti duhet dhënë sqarime për mossigurimin e vaksinës së Pfizerit

Tetë të vdekur nga COVID-19 e 498 raste të reja në Kosovë
