Arbëri

Të enjten nis vaksinimi i personave mbi 85-vjeç në Kosovë

Të enjten nis vaksinimi i personave mbi 85-vjeç në Kosovë
Foto: Alban Bujari \ KOHA
 

Të enjten do të fillojë vaksinimi i qytetarëve të Kosovës të moshës mbi 85-vjeç.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar përmes një komunikate se vaksinimi i kësaj grup-moshe do të bëhet fillimisht në Prishtinë (Salla “1 Tetori”) dhe në komunat: Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri dhe në të gjitha komunat e tjera ku ka filluar vaksinimi kundër COVID-19.