Arbëri

Mbyllen konviktet e Mensa, ankohen studentët

Mbyllen konviktet e Mensa, ankohen studentët
 

Një ditë pas vendimit që të mbyllen konviktet dhe mensa për 12 ditë, studentët janë nisur për në shtëpitë e tyre. Ky vendim nuk iu ka pëlqyer atyre dhe organizatave studentore, teksa kanë thënë se nuk janë të rrezikuar nga Covid-19, meqë në çdo dhomë është i vendosur nga një student. Drejtori i Qendrës së Studentëve ndërkaq ka bërë me dije se do të respektohet çfarëdo vendimi që merret nga Qeveria

I bënë gati valixhet dhe u nisën për në shtëpi. Fjala është për studentët e vendosur në konviktet e Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

Një ditë më parë, Qeveria mori vendim që konviktet dhe mensat të pezullojnë aktivitetin e tyre, nga data 6 deri më 18 prill. E disa studentë janë ankuar se mbyllja e konvikteve do t’u shkaktojë probleme.